Kjo është historia e dhimbshme e ‘Bigit’, qenit që jetoi 12 vjet në Brezovicë.
Haski ishte roje e një shtëpie në Brezovicë. Pronari ishte i lidhur ngusht me të.
Gjatë këtyre viteve qeni ishte vjedhur 4 herë, por pronari kishte shfrytëzuar çdo mënyrë për ta gjetur, përmes fqinjëve, rrjeteve sociale e deri tek shpalljet në gazeta dhe gjithmonë tentimet ishin të suksesshme duke e kthyer qenin në shtëpi.
Herën e fundit ‘Bigi’ kishte humbur në vitin 2019. Pronari bëri ç’mos për ta gjetur, por nuk arriti.
Sot, pas më shumë se një viti kërkim, kur ‘Bigi’ u gjetë për të 5-tën herë, pronari i tij kishte ndërruar jetë.