Një valë e të ftohtit polar do të përfshijë shumicen e territorit të Evropes gjatë kësaj jave dhe përjashtim mund të bëjnë vetëm disa pjesë të Spanjes dhe Frances. Gjithashtu priten edhe reshje të dendura atmosferike, shi nëpër ultësira, por pritet edhe bora e parë në shumë rajone të Evropes duke mos përmendur Alpet ku bora e parë ka ra disa javë më parë.
Vende-vende priten edhe stuhi të fuqishme me vetëtima, bubullimë dhe breshër duke përfshirë edhe Adriatikun Verior, kurse nga dita e enjte kjo valë e uljes së temperaturave do të përfshijë edhe Gadishullin Ballkanik duke përfshirë edhe shtetet tona. Bora e parë pritet të bije edhe në Malet e Bosnjës dhe Hercegovines dhe Malit të Zi, ndërsa nuk përjashohet mundësia që ajo të paraqitet edhe në viset më të larta në Shqipërinë Veriore, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Pra , e kemi fjalën për majet më të larta malore./Meteoballkan