I riu po notonte pa e vërejtur fare, derisa peshkaqeni sillej rreth tij – pamje të frikshme në ujërat e Miami

665
SHARES
1.9k
VIEWS

Disa pamje nga droni kanë kapur momentin kur një peshkaqen mbi tre metra i gjatë noton nën një njeri që nuk vëren një gjë të tillë në Miami, Florida.

Në pamjet e publikuara, përcjell Telegrafi, burri duket se po shijon kohën në ujërat e kaltër blu ndërsa një peshkaqen i madh qëndron nën sipërfaqe.

Dhe ka qenë Jason McIntosh, 41 vjeç, po “fluturonte me dronin e tij” mbi ujërat, 25 metra larg zonës të dielën, 15 nëntor, kur kapi skenën mahnitëse.

1

“Unë po fluturoja me dronin vetëm për të parë plazhin dhe për të bërë fotografi”, tha McIntosh. “Pasioni im është të xhiroj jetën e egër në oqean”.

“Kam parë peshkaqenë atje edhe më parë, por mbeta i shtangur kur pashë djalin që notonte dhe peshkaqenin që filloi të sillej rreth tij”.

“Nuk kisha si ta paralajmëroja”.


Related Posts