Një fotograf indian ka arritur të kapë me aparatin e tij momentin kur një gatopard arriti të kapë brenda 10 sekondave darkën e tij.
Antilopa fatkeqe u mundua t’ia mbathte, por grabitqari ishte aq i uritur sa dukej sikur fluturonte.
“Gatopardi po qëndronte i fshehur në shkurre dhe sulmi ishte i befasishëm. Vrapimi nuk zgjati as 10 sekonda dhe ja ku darka u përgatit”, tha indiani./A2cnn