Nga e Premtja do të kemi përmirësim gradual të motit për shkak të rritjes së presionit atmosferik, gjegjësisht zhvillimit të masave ajrore anticiklonike dhe largimit të masave ajrore ciklonike, por stabilizimi i motit nuk do të jetë i plotë, sepse në disa zona do të ketë ende rrebeshe afatshkurtra shiu orëve të pasdites dhe mbrëmjes që mund të përcillen me vetëtima dhe bubullimë
Edhe rritja e temperaturave do të jetë graduale. E Premta afër 20 gradë Celsius në Kosovë, kurse pak mbi 20 gradë Celsius do të jetë dita e Shtunë. E diela afër 24 apo 25 gradë Celsius. Për disa gradë më nxehtë do të jetë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore kuptohet në zonat që tradicionalisht janë më të ngrohta.
E Shtuna pasdite vonë rrezikon me ndonjë stuhi të izoluar me bubullimë, kurse stabilizim më të plotë të motit presim të dielën dhe në fillim të javës së re.
Masa ajrore stabile anticiklonike do të fuqizohet në fund të kësaj dhe në fillim të javës së re dhe parashihet të zgjasë të paktën 3 ose 4 ditë (së bashku me diten e diel) e ndoshta edhe më shumë dhe do të kemi mot optimal me temperatura ideale që ofron stina e pranverës.
Ndryshime në parashikim edhe pse vështirë por mund të ndodhin dhe për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni me kohë./MeteoBallkan