Sistemi frontal e cili solli reshje jashtëzakonisht të fuqishme dhe breshër në Spanjë tani do të fillojë të ndikojë në motin edhe në Itali. Ky sistem ajror pritet të ripërtërijë energjinë në Mesdhe përtej Italisë dhe me depërtimin e masave të reja ajrore jostabile nga Atlantiku do të ketë zhvillime të reja dhe procese të bujshme atmosferike në Itali gjatë ditëve të ardhshme e posaçërisht nga fundjava e tutje kur pritet të krijohet edhe një ciklon i cili do të sjellë stuhi të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme shiu në Itali.
Stuhi të izoluara gjatë ditës së sotme priten edhe në Slloveni, Kroaci, Mal të Zi dhe ekstremin verior të Shqipërisë./Meteoballkan