Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me ngrica të dobëta në disa rajone. Gjithashtu ka mundësi që të ketë edhe mjegull. Gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore me përjashtim të atyre rajoneve ku eventualisht mund të krijohet dhe mbetet mjegulla.
Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot stabil dhe relativisht i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Nëpër lugina mund të ketë mjegull.
Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell, me mundësi për mjegull.
Edhe ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit. Pritet të kemi ditë të ngrohta (nëse nuk ka mjegull) dhe netë dhe mëngjese të ftohta. Reshje atmosferike nuk do të ketë për shkak të dominimit të plotë anticiklonik. Pra moti ditëve të ardhshme më shumë do ti ngjajë pranverës së hershme se sa dimrit. Vetëm mjegulla mund të prish punë vende-vende./Meteoballkan