Kjo javë do të na sjellë reshjet e shumëpritura atmosferike të cilat na kanë munguar një kohë të gjatë. Nga sonte pritet të fillojnë reshjet e shiut në tërë rajonin tonë duke fokusuar Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.
Temperaturat do të shënojnë një ngritje të vogël sidomos në shtresat më të larta atmosferike për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu. Erërat do të jenë kryesisht të intensitetit mesatar por nganjëherë mund të jenë edhe të fuqishme.
Reshjet e shiut do të jenë të intensitetit të ndryshëm ku herë pas here do të jenë të lehta ndërsa në raste edhe mund të intensifikohen. Në bregdet priten rrebeshe lokale shiu të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë.
Ditën e Enjte do të kemi ulje të temperaturave por edhe ndërprerje të të reshurave atmosferike me ndonjë përjashtim të vogël ku mund të ketë ende ndonjë reshje sporadike shiu.
Të Premtën dhe të Shtunën sipas të gjitha gjasave na pret një mot më stabil dhe pa reshje atmosferike, me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare./Meteoballkan.