Imazhi është kapur mbi Washington më 8 Gusht të këtij viti. Reja e zjarrtë është kapur nga fotografët e NASAS pas zjarreve masive malore në Washingtonin lindor.
Shkencëtarët e Nasas sqaruan se ky fenomen mjaft i rrallë ështa shkaktuar nga zjarret pyjore në Washingotnin lindor, duke treguar se zjarret masive dërgojnë në atmosferë nxehtësi të madhe së bashku me lagështi. Kur nxehtësia dhe lagështia bashkohen atëherë krijohen kushtet për pyrocumulonimbus vranësira zjarri të cilat prodhojnë edhe vetëtima dhe bubullimë.
Nasa ka sqaruar më tutje se është duke punuar në një projekt për të përcaktuar se si zjarret masive pyjore ndikojnë në ambientin përreth dhe cilësinë e ajrit./Meteoballkan
Projekti quhet (FIREX-AQ) – Fire Influence on Regional to Global Environments and Ait Quality./Meteoballkan