Dimri ende nuk e ka dhënë fjalën përfundimtare, prandaj përkundër temperaturave pranverore që mbretëruan ditëve të kaluara gjatë kësaj jave pritet të kemi depërtimin e masave të reja të ftohta me origjinë polare.
Këto masa të ftohta ajrore në kombinim me masat e lagështa ajrore që vijnë nga Mesdheu ose Italia do të na sjellin edhe reshje atmosferike. Në Kosovë përpos reshjeve të shiut pritet të kemi edhe reshje bore, madje në disa intervale pritet të kemi reshje të dendura bore sidomos mëngjesin e së mërkurës.
Reshjet më të dendura të borës priten në veriun e Malit të Zi, por edhe në veri dhe verilindje të Shqipërisë.
Detaje të reja sigurisht do japim gjatë ditës së nesërme./Meteoballkan