Një aksident tragjik ndodhi sonte në rrugën Ferizaj – Shtime, ku mbetën të vdekur katër të rinj dhe u lënduan dy të tjerë. Plagëve që morën si pasojë e përplasjes me një veturë tjetër, të rinjtë nuk arritën t’iu mbijetonin dhe fatkeqësisht vdiqën në vendin e ngjarjes.
Kurse dy të lënduarit, një çift bashkëshortor janë dërguar për trajtim në QKUK.
Sipas një qytetare e cila ka publikuar informacione në Facebook, viktimat Arlind e Arsim Isufaj kanë lidhje gjaku. Në njoftim thuhet se viktimat janë axhë e nip.
“Fshati Mollopolc u trondit prap me tragjedin e radhes si pasoj e aksidentit humben jeten dy kojshi në mosh të re, qofsh prej banorve të Xhenetit arlind bashk me agjen tan Arsimin. Zoti ju past marr nën mëshirën e vet ngushllime familjes Isufaj zoti u dhasht sabrin e gajretin“.