Kjo flluskë e çuditshme që shihni në foto e mbuluar është … një kontejner uji i quajtur Ooho!
Shishet e ujit plastike janë një nga armiqtë më të mëdhenj të natyrës – Ata përbëjnë gati gjysmën e mbetjeve plastike që prodhojmë. Kjo flluskë e vogël është një alternativë për të zëvendësuar shishet e ujit.
Ajo është 100% eko-miqësore dhe nuk përbën kërcënim për shëndetin e njeriut. Dhe le të jemi të ndershëm … Duket argëtuese dhe ne po vdesim nga kurioziteti për ta provuar atë po ashtu si ata që shfaqen në video.