Edhe dy persona janë infektuar me koronavirus në Kosovë.
Të prekurit nga virusi, që origjinën e ka nga Kina, janë të afërm të njërit prej dy personave që të premten rezultuan pozitiv në testet për koronavirus.
Lajmi është konfirmuar në Kuvendin e Kosovës nga kryesuesja e seancës së sotme, Arbërije Nagavci.
Bëhet e ditur se që të dy personat janë shtruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Këto raste të reja e çojnë në pesë numrin e përgjithshëm të të prekurve me koronavirus.
Për shkak të këtij virusi, Qeveria e Kosovës ka ndërprerë procesin mësimor në vend, ka mbyllur kufijtë dhe dyqanet.