• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Kosovë, përgatitjet për ngrohje gjatë dimrit!

Kriza energjetike në Kosovë: Kosova A tërësisht jashtë prodhimit

18/10/2022 | 08:43
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e enjte

03/07/2025 | 05:38
Vala e të nxehtit, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet e tyre bërthamore!

Vala e të nxehtit, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet e tyre bërthamore!

03/07/2025 | 00:30
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (19.05.2022.) E Enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.07.2025.) E Enjte

02/07/2025 | 22:39
Njoftimi i KEDS: të gjitha lokacionet ku sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të rrymës!

Punime në rrjet, njoftimi i KEDS: Këto janë ndërprerjet e energjisë elektrike për nesër

02/07/2025 | 21:58
Fillon freskia në disa pjesë të Evropes, por vazhdon vapa në pjesë tjera!

Fillon freskia në disa pjesë të Evropes, por vazhdon vapa në pjesë tjera!

02/07/2025 | 15:24
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

02/07/2025 | 05:35
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (29.06.2025.) E Diele

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.07.2025.) E Mërkurë

01/07/2025 | 22:53
Njoftimi i KEDS: të gjitha lokacionet ku sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të rrymës!

Punime në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjet e energjisë elektrike për nesër

01/07/2025 | 22:31
Një viktimë nga përmbytjet në veri të Italisë, bllokohen rrugët, autoritetet japin alarmin: Mos dilni nga shtëpia

Një viktimë nga përmbytjet në veri të Italisë, bllokohen rrugët, autoritetet japin alarmin: Mos dilni nga shtëpia

01/07/2025 | 22:24
Francë, mbyllen rreth 1.350 shkolla për një ditë për shkak të nxehtit ekstrem

Francë, mbyllen rreth 1.350 shkolla për një ditë për shkak të nxehtit ekstrem

01/07/2025 | 17:24
Evropa nën valët e të nxehtit, çfarë është fenomeni i kupolës së nxehtësisë dhe pse mund të jetë i rrezikshëm

Evropa nën valët e të nxehtit, çfarë është fenomeni i kupolës së nxehtësisë dhe pse mund të jetë i rrezikshëm

01/07/2025 | 10:46
Rreziku i padukshëm nga shalqiri dhe pjepri: Gabimi që mund t’ju kushtojë shtrenjtë

Rreziku i padukshëm nga shalqiri dhe pjepri: Gabimi që mund t’ju kushtojë shtrenjtë

01/07/2025 | 09:19
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Kosovë, përgatitjet për ngrohje gjatë dimrit!

Kriza energjetike në Kosovë: Kosova A tërësisht jashtë prodhimit

18/10/2022 | 08:43
606
SHARES
1.7k
VIEWS
Shpërndaje

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar të shtunën se nga e diela (16 tetor 20022), për shkak të rrjedhjeve në kaldajë, do të tërhiqet nga prodhimi blloku A 4, i termocentraleve Kosova A. Siç dihet, A 4-shi, ishte njësia e vetme që ka prodhuar deri të dielën nga termocentralet Kosova A, dhe kjo njësi, nuk është moti, përkatësisht që para dy javëve ishte rikthyer në prodhim, pas sanimeve të defekteve teknike, që ndodhën vetëm disa ditë pas remontit të rregullt të këtij blloku.

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se blloku A4 “pritet të rikthehet në operim brenda 4 ose 5 ditësh”, për aq kohë sa është e nevojshme për të sanuar defektin teknik në gypat që kanë zënë të rrjedhin në kaldajë.

“Bazuar në praktikat e mëhershme, rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit 4-5 ditorë. Lidhur me këtë, KEK me kohë ka njoftuar furnizuesin publik dhe kjo njësi nuk është nominuar për nesër, përkatësisht nuk do të jetë në prodhim nga 16.10.2022”, thuhet në njoftim.

Kësisoi, tani nga kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike të Kosovës, që nga e diela në prodhim gjendet vetëm Kosova B, me të dy blloqet (B1 dhe B2).

Blloqet e termocentraleve Kosova B bashkarisht kanë kapacitet mbi 600 megavatë në gjenerator, ndërsa në rrjet kapaciteti i tyre është 520 megavatë. Secili bllok, pra ka kapacitein në rrjet 260 megavatorë. Një sasi simbolike të energjisë elektrike Kosova e siguron edhe nga kapacitetet e saja rinovuese (hidrocentralet e vogla dhe kapacitetet e energjisë me erë në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës.

Por sasi e energjisë elektrike e prodhuar aktualisht në kapacitetet elektroenergjetike (gjithsej diku rreth 550 megavatë-orë), edhe përkundër faktit se në Kosovën kontinentale po mbanë goxha kohë e ngrohtë, që nuk është edhe aq karakteristikë për muajin tetor, nuk mjafton për të përmbushur nevojat e konsumit të Kosovës me rrymë.

Sipas zyrtarëve të KEDS-it, gjatë ditës së hënë, kur në prodhim kanë qenë vetëm blloqet e Kosovës B, konsumit të vendit prej 750 megavatë-orësh i kanë munguar mesatarisht diku rreth 170-180 megavatë-orë energji elektrike.

Kjo mungesë e rrymës, thuaja e tëra është importuar nga tregjet energjetike ndërkombëtare, ku edhe pse çmimet kanë shënuar një rënie evidente këtyre ditëve, prap se prap për Kosovën e varfër financiarisht, janë tepër të larta.

Siç dihet, Kosova A, që nga pas luftës ka operua me tre blloqe A3, A4 dhe A5 të cilat bashkarisht kanë kapacitet në rrjet prej 400 – 450 megavatësh. A3-shi edhe pse i stërvjetëruar, sa ka qenë në process të punës ka prodhuar në mënyrë konstante 110-130 megavatë orë rrymë.

Prodhimi i njësisë A 4 është identik me A3. Ndërsa, A5 ka kapacitet paksa më të madh se A3 dhe A 4 dhe ky blokë, derisa ka qenë në punë, deri në korrik të këtij viti, ka prodhuar mbi 150 megavatë-orë mesatarisht.

Në këtë mënyrë kapacitetet e blloqeve aktive në termocentralet e Kosovës (dy blloqet e Kosovës B dh tri blloqet e Kosovës A deri sa kanë qenë në punë- A3, A4 dhe A5), kanë shpjeguar për Buletinin Ekonomik zyrtarët e KEK-ut, janë diku rreth 900 – 1, 000 megavatorë. Ndërsa, prej të dielës (16 tetorit) këto kapacitete janë thuaja të përgjysmuara dhe sistemi elektroenergjetik i vendit do të ketë mangut rrymën e tërsishme të prodhuar në tre blloqet e Kosovës A.

A3 është në remont të planifikuar nga fillimi i tetorit dhe ky remont do të zgjatë deri në fund të muajit, ndërsa A 5 që nga korriku është jasht procesit të punës për shkak të planifikimit për ta bërë remontin capital, punë kjo që është paraparë të zgjatë së paku tre muaj, por që ende nuk ka nisur për shkak të mungesës së interesimit të kompanive të jashtëme për të konkurruar në tenderët e KEK-ut për renovim kapital).

Duhet thënë se pos mungesës evidente të kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike, që në këtë krizë globale dhe me çmime në stratosferë, Kosova ka edhe mangësi të tjera që ndikojnë jo pak në stabilitetin e sistemit elektroenergjetik të vendit. Kosova pra, ka krejtsisht tjetër strukturë të prodhimit të energjië elektrike nga shumica e shteteve të Evropës. Saktësisht, 94 për qind e prodhimit të energjisë elektrike që prodhohet nga kapacitetet tona burim ka thëngjillin, dhuratë në sasi kolosale e natyrës.

Ndërkohë, kriza po reflekton dhe po shprehet ashpër te prodhuesit e energjisë elektrike me gaz e naftë, si pasojë e ngritjes enorme të çmimeve, në raste edhe 5-6 fish krahasuar me çmimet e deritashme të gazit. Nje hendikep tjetër i sistemit elektroenergjetik të Kosovës, pos prodhimit të rrymës nga qymyri, që ka kohë shikohet me sy kritik nga perndimorët, për çka janë krijuar kritere e standarde të nduarnduershme dhe të ashpëra për ta parandaluar kët prodhim, paraqet edhe mungesa e fleksibilitetit të prodhimit, përkatësisht ngurtësia e tejskajshme e prodhimit të bazuar thuaja vetëm në qymyr.

Por, për sitemin tonë energjetik një minus jo të vogël e paraqet edhe variaconi-lëvizshmëria e theksuar e konsumit verë-dimër. Për shkak të mungesës së potencialit industrial, pra fabrikave që do të shpenzonin konstant rrymën si dimrit si verës për shkak të ritmit të punës së tyre përditë e në çdo stinë, te ne dominojnë konsumatorët e grupit të amvisnisë, të cilat konsumojnë shumë energji dimrit (në mungesë të alternativave për ngrohje) dhe gjatë ditës, ndërsa natën dhe gjatë verës theksueshëm më pak.

Kjo shpërputhje e konsumit e bënë sistemin elektroenergjetik të paqëndrueshëm dhe e vë në vështirësi serioze në shumë raste KOSTT-in. Në anën tjetër, kapacitetet e prodhimit të energjisë elektrike të ripërtritshme në Kosovë janë akoma simbolike, thuaja të papërfillshme edhe me finalizimin e Parkut të energjisë me erë në Shalë të Bajgorës, që tashmë ka nis punën si dhe me 9 turbinat me erë në Kitkë të Kamenicës, të cilat ka dy vjet që fjenden në prodhim. Edhe hidrokapacitetet elektroenergjetike active që ka Kosova janë fare të vogëla për ta pasur ndonjë ndihmë serioze dhe të efektshme për stabilitetin e sistemit tonë elektroenergjetik. Pra, tani për tani, nuk mund të llogaritet shumë në to për ndonjë ndihmesë më serioze për stabilizimin e furnizimit të konsumit kosovar në kohët kur energjia është më e kërkuar, ta zëmë në kohë piku, ose edhe të ndonjë mungese të paparashikueshme./Buletini Ekonomik


Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e diel
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

03/07/2025 | 05:38
Vala e të nxehtit, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet e tyre bërthamore!
Botë

Vala e të nxehtit, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet e tyre bërthamore!

03/07/2025 | 00:30
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (19.05.2022.) E Enjte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.07.2025.) E Enjte

02/07/2025 | 22:39
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲