• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Kryebashkiaku francez kërkon nga alpinistët €15,000 garanci ‘kosto shpëtimi e funerali’ për ngjitjet në Mont Blanc!

Kryebashkiaku francez kërkon nga alpinistët €15,000 garanci ‘kosto shpëtimi e funerali’ për ngjitjet në Mont Blanc!

06/08/2022 | 01:33
Temperatura të larta, sot kujdes nga ekspozimi në diell

Sot temperatura të larta, nesër kulminacioni i nxehtësisë

18/08/2022 | 11:02
Sot dhe nesër shumë nxehtë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.08.2022.) E Enjte

18/08/2022 | 01:08
Fillon vala e nxehtësisë, ja sa pritet të zgjasë

Fillon vala e nxehtësisë, ja sa pritet të zgjasë

17/08/2022 | 11:45
Dimër i vështirë në Kosovë, një metër dru shkon deri në 80 euro

Dimër i vështirë në Kosovë, një metër dru shkon deri në 80 euro

17/08/2022 | 09:38
Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

17/08/2022 | 09:06
Ngrënia e rrushit mund ta zgjasë jetën dhe zvogëlon rrezikun nga sëmundja e Alzheimerit

Ngrënia e rrushit mund ta zgjasë jetën dhe zvogëlon rrezikun nga sëmundja e Alzheimerit

17/08/2022 | 08:49
“Shezlongë që fluturojnë, pemë të rrëzuara dhe dallgë të frikshme”, moti i ashpër largon pushuesit nga plazhet

“Shezlongë që fluturojnë, pemë të rrëzuara dhe dallgë të frikshme”, moti i ashpër largon pushuesit nga plazhet

16/08/2022 | 22:33
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.06.2022.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.08.2022.) E Mërkurë

16/08/2022 | 22:25
Rrufeja godet ndërtesën në Shqipëri, dalin pamjet

Rrufeja godet ndërtesën në Shqipëri, dalin pamjet

16/08/2022 | 20:35
Sistemi i fuqishëm nga deti i afrohet bregdetit, përfshinë Durrësin!

Sistemi i fuqishëm nga deti i afrohet bregdetit, përfshinë Durrësin!

16/08/2022 | 15:24
Gjen vdekjen pasi goditet nga çadra e plazhit!

Notuan në det të trazuar në mes të shiut, 2 pushues rrezikuan mbytjen në plazhin e Shëngjinit

16/08/2022 | 15:11
Sot: stuhi të fuqishme mund të kapin Shqipërinë, edhe bregdetin!

Sot: stuhi të fuqishme mund të kapin Shqipërinë, edhe bregdetin!

16/08/2022 | 12:28
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
2 °c
Pristina
9 ° Wed
11 ° Thu
7 ° Fri
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Kryebashkiaku francez kërkon nga alpinistët €15,000 garanci ‘kosto shpëtimi e funerali’ për ngjitjet në Mont Blanc!

Kryebashkiaku francez kërkon nga alpinistët €15,000 garanci ‘kosto shpëtimi e funerali’ për ngjitjet në Mont Blanc!

Një kryebashkiak në Francë ka thënë së fundmi se kushtet e ngjitjeve në majën e Mont Blanc janë aq të rrezikshme saqë alpinistet do të duhet të lënë garanci €15,000 për kostot e ekspeditave të shpëtimit dhe ato të funeralit.

06/08/2022 | 01:33
571
Shpërndarje
1.6k
Shikime
Shpërndaje

Jean-Marc Peillex është kryebashkiak në Saint-Gervais, fshati në rrëzen perëndimore të malit më të lartë në Evropë, maja e të cilit arrin në 4,807m.

Ai shton se ata që nuk ndjekin udhëzimet dhe marrin shtegun e rrezikshëm Goûter për t’i ngjitur drejt malit, janë duke luajtur “ruleta ruse” pasi shkëmbinjtë janë bërë më të rreshkitshëm.

Peillex shtonte se kosto mesatare e misioneve të kërkim-shpëtimit në mal është €10,000 ndërsa ato të funeralit në rreth €5,000, prandaj sipas tij nuk është e drejtë që këto të paguhen nga taksapaguesi francez.

Në deklaratën zyrtare shtohej se guidat malore tashmë nuk pranojnë më të shoqërojnë alpinistët në kalimin e rrezikshëm Goûter, nga Saint-Gervais drejt rezortit alpin të Chamonix.

Për këtë Peillex kritikonte ata që quante “pseudo-alpinistë” që insistonin të bënin ngjitjen, për të cilët thoshte se “mbajnë vdekjen në çantat e shpinës”.

Nuk është marrë ende vendimi për garancinë financiare por kryebashkiaku tha për rrjetin britanik BBC se do ta bëjë që alpinistët ‘të zgjohen’: “Nëse dikush mendon se është ilegale le të shkojë në gjyq”.

Ai shtonte më tej si shembull se një grup rumunësh ishin gjetur duke ngjitur malin muajin e kaluar të veshur me pantallona të shkurtra dhe atlete.

Sipas tij, një helikopter policie i kishte urdhëruar ata të ktheheshin prapa dhe ata ishin përgjigjur se do ta bënin ‘ditën e nesërme’.

Një guidë eksperte e Chamonix citohej nga rrjeti AFP se vetëm 20 alpinistë të aftë janë në gjendje të arrijnë majën në ditë, në krahasim me rreth 100 që e arrinin më parë.

Mont Blanc ka 11 maja mbi 4,000m lartësi në territorin francez dhe atë italian dhe tërheq mijëra turistë çdo vit.

Peillex tha se nuk kishte fuqi ligjore për të mbyllur kalimin sipas tij, të rrezikshëm, Goûter.

Ai shtonte se sivjet nuk ishte rritur numri i shpëtimeve dhe vdekjeve por vetëm numri i ngjitësve dhe sjelljet e tyre negative.

Rekomandime

Temperatura të larta, sot kujdes nga ekspozimi në diell
Kosovë

Sot temperatura të larta, nesër kulminacioni i nxehtësisë

18/08/2022 | 11:02
Sot dhe nesër shumë nxehtë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.08.2022.) E Enjte

18/08/2022 | 01:08
Fillon vala e nxehtësisë, ja sa pritet të zgjasë
Kosovë

Fillon vala e nxehtësisë, ja sa pritet të zgjasë

17/08/2022 | 11:45
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com