Siç po e shihni edhe vet, imazhi satelitor na tregon se sa e kthjellët është atmosfera mbi rajonin tonë ku nuk shihet asnjë vranësirë e vetme.
Kjo për shkak të anticiklonit të fuqishëm dhe stabil i cili është duke mbretëruar për një kohë të gjatë me kushtet sinoptike mbi rajonin tonë.
Poashtu kemi edhe masat e nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore të cilët “përkujdesen”për temperaturat e larta. Mot i ngjashëm me dominim të plotë anticiklonik do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme.
Në Gadishullin Iberik kemi një ciklon të fuqishëm i cili do të shkaktojë të reshura të fuqishme në Mesdheun perëndimor duke përfshirë edhe disa pjesë të Italisë por ky ciklon nuk do të arrijë tek ne për shkak të anticiklonit të fuqishëm./Meteoballkan