Eshtë jashtëzakonisht rrallë të kemi uragane në Atlantikun Lindor i cili drejtohet në drejtim të Azoreve dhe Evropes veriperëndimore. Uragani Lorenzo tani i afrohet kategorisë 5 që është stuhia më e fuqishme ndonjëherë në Atlantikun Lindor me erëra deri në 300km/h, por të mos keqkuptohemi sepse uragani do të dobësohet kur të arrijë deri te Azoret dhe do të godas si uragan i kategorisë 2 që megjithatë nuk duhet të nënvlerësohet.
Pas kalimit të Azoreve uragani do të dobësohet edhe më tutje dhe ka shumë mundësi të niset drejt Britanisë së Madhe si ciklon post-tropikal apo extra-sub- tropikal siç quhen në terminologjinë meteorologjike.
Burimi : Severe Weather Europe