Uragani Lorenzo goditi Ishujt e Azoreve duke shkaktuar vërshime dhe dëme materiale nga erërat e fuqishme. Tani stuhia është nisur direkt në drejtim të Britanisë së Madhe, veçanërisht Irlandes dhe do të godas si një stuhi mjaft e fuqishme extratropikale. Erërat mund të arrijnë shpejtësinë deri në 100km/h në brigjet veriore. Ex-Lorenzo do të përfshijë pothuajse tërë territorin e Britanisë por më të afektuarat do të jenë edhe perëndimi i Skocisë dhe jugperëndimi i Anglisë.
Pas Britanisë së Madhe mbejtet e Lorenzos do të dobësohen dukshëm dhe do të arrijnë tek ne në një formë të një cikloni apo fronti të zakonshëm të dobët të shtunën pasdite vonë./Meteoballkan