Një stuhi jashtëzakonisht e fuqishme goditi rajonin përreth liqenit Montana në Shtetet e Bashkuara të Amerikes duke shkaktuar dëmtime katastrofike në ekosistemin e Liqenit.
Pas stuhisë së fuqishme me erëra shumë të fuqishme dhe me breshër të paparë biologët vizituan vendin e ngjarjes dhe pas analizave erdhën në përfundim se të paktën 20 – deri në 30 për qind të të gjitha llojeve të shpezëve në Liqenin Montana ishin vrarë ose lënduar rëndë gjatë stuhisë së jashtëzakonshme.
Mediat njoftuan se një sistem jashtëzakonisht i fuqishëm i stuhive përfshiu atë rajon dhe breshëri ishte aq i madh sa që banorët nuk kishin parë asnjëherë më parë një gjë të tillë./Meteoballkan