Fundi i Majit dhe fillimi i Qershorin do të karakterizohet me mot paksa të ndryshueshëm, ku përpos intervaleve të gjata kohore me diell priten edhe vranësira lokale dhe rrebeshe afatshkurtra lokale me vetëtima dhe bubullimë.
Rrebeshet nuk pritet të jenë të shtrira në tërë territorin, por në hapësira të izoluara gjeografike. Më shumë gjasa për rrebeshe afatshkurtra shiu kanë viset kodrinore-malore duke mos përjashtuar edhe viset tjera, por në përgjithësi karakteristikë e përgjithshme e motit gjatë kësaj jave do të jetë nxehtësia ku temperaturat do të rriten deri në 30 gradë Celsius. Nga mesjava deri në fundjavë temperaturat maksimale pritet të tejkalojnë shifren 30.
Reshjet do të jenë prezente në zona të izoluara sot dhe nesër. Gjatë pasdites (sot) dhe nesër (e Martë) rrebeshet mund të fuqishme dhe të ketë edhe breshër, por të cilat nuk pritet të zgjasin shumë.
Të mërkurën më shumë diell dhe nxehtësi, ndërsa ndonjë rrebesh pritet në zonat malore. Edhe të enjtën, të premtën dhe për fundjavë na pret mot mjaft i nxehtë dhe kryesisht me diell, duke mos përjashtuar mundësinë për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë pasditeve.
Në pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe veçanërisht në bregdet gjatë tërë javës pritet mot kryesisht me diell dhe stabil me temperatura rreth 30 gradë Celsius, ndërsa rrallëherë pritet ndonjë rrebesh dhe atë në zonat malore.
Pra, para nesh një javë e nxehtë, dhe me mundësi për rrebeshe të izoluara pasditeve në zonat kontinentale./MeteoBallkan