Një aeroplan pasagjerësh është detyruar të fluturojë nëpër tre tornado të ndryshme, gjatë procesit të aterimit në një aeroport të Rusisë.
Dëshmitarët që po e shihnin aeroplanin nga toka e fotografuan krejt këtë ngjarje të frikshme.
Incidenti ndodhi të martën, kur 12 tornado kishin goditur Detin e Zi, pranë qytetit të Sochit në Rusi.
Edhe pasagjerët që gjendeshin në aeroplan postuan disa fotografi me pamje sa fantastike, po aq edhe të frikshme të tornadove që ishin në kulm të zhvillimit.
Sipas Sochi Express, nuk dihet se prej nga kishte ardhur aeroplani, por atë ditë së paku nëntë fluturime të tjera ishin dërguar nëpër pista të tjera për shkak të motit të ligë.