Edhe sot shumë pjesë të Kosovës janë përballë me reshje të shumta shiu.
Përpos reshjeve ka pasë edhe erëra të fuqishme të shoqëruara edhe me vetëtimë e bubullimë.
Një lexues i MeteoBallkan ka kapur një moment mjaft të rrezikshëm kur rrufeja godet shumë afër tij, përkatësisht në shtëpinë përballë që ishte vetëm dy metra larg.
Ndryshe, nga nesër masat ajrore jo-stabile do të largohet nga rajoni ynë siç shihet nga animacioni masa anticiklonike do të përfshijë rajonin tonë duke kushtëzuar stabilizim gradual të motit dhe ndërprerje të plotë të reshjeve atmosferike dhe rrebesheve problematike të cilat shkaktuan edhe dëme shumë të mëdha materiale në disa rajone të Kosovës.
https://www.facebook.com/MeteoBallkan/videos/2613126972124369/