• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Mot i stuhishëm godet Evropën veriore, anulohen fluturimet e shënohen viktima

Mot i stuhishëm godet Evropën veriore, anulohen fluturimet e shënohen viktima

08/08/2023 | 08:50
Ofelia shkakton rrebeshe shiu e përmbytje, mijëra shtëpi pa energji në SHBA

Ofelia shkakton rrebeshe shiu e përmbytje, mijëra shtëpi pa energji në SHBA

24/09/2023 | 11:51
Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

24/09/2023 | 08:59
Vendet që nesër do të mbesin disa orë pa rrymë

Ndërprerjet e rrymës nesër dhe të hënën!

23/09/2023 | 23:45
Shtrëngata të forta mund të përfshijnë sot Kosovën!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (24.09.2023.) e Diele

23/09/2023 | 22:28
Reshjet më të mëdha të borës për këtë periudhë të vitit në 118 vitet e fundit në veri të Suedisë

Reshjet më të mëdha të borës për këtë periudhë të vitit në 118 vitet e fundit në veri të Suedisë

23/09/2023 | 19:37
Ecuria e frontit të ftohtë deri më tani!

Ecuria e frontit të ftohtë deri më tani!

23/09/2023 | 15:20
Temperatura mjaft të larta sot, ja sa arriten temperaturat!

Temperatura mjaft të larta sot, ja sa arriten temperaturat!

23/09/2023 | 15:10
Hyjmë në vjeshtë!

Hyjmë në vjeshtë!

23/09/2023 | 10:16
Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

23/09/2023 | 08:17
KEDS njofton për punime tri ditë rresht në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike të shtunën

22/09/2023 | 23:44
Stuhi të forta në rajon, vërshime dhe tornado uji në Adriatik!

Stuhi të forta në rajon, vërshime dhe tornado uji në Adriatik!

22/09/2023 | 23:10
Turqia regjistron temperaturë rekorde, sa shkoi termometri

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.09.2023.) E Shtunë

22/09/2023 | 22:20
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Mot i stuhishëm godet Evropën veriore, anulohen fluturimet e shënohen viktima

Mot i stuhishëm godet Evropën veriore, anulohen fluturimet e shënohen viktima

08/08/2023 | 08:50
2.4k
SHARES
6.9k
VIEWS
Shpërndaje

Moti i stuhishëm që e ka goditur rajonin e Detit Baltik të hënën e ka vrarë të paktën një person dhe ka shkaktuar vonesa në fluturime, pezullimin e trageteve dhe daljen e një treni nga binarët.

Tre persona u dërguan në spital në Suedi, kur dy prej vagonëve të udhëtarëve dolën nga binarët në Hudiksvall, një qytet 280 kilometra në veri të Stokholmit, njoftoi policia më 7 gusht.

Treni doli nga binarët sepse “hekurudha është dëmtuar nga shiu i madh dhe rrëshqitja e dheut”, tha policia, duke shtuar se shkalla e dëmtimit të të lënduarve nuk dihet.

Në tren ndodheshin 120 persona, raportuan mediat suedeze.

Tragetet që e lidhin Poloninë me Suedinë, dy ishujt gjerman me Gjermaninë dhe Norvegjinë me Danimarkën, kanë mbetur në port. Tragetet dhe taksitë e ujit në ishujt gjerman Hiddensee dhe Reugen u anuluan për të hënën dhe të martën në mëngjes.

Pushuesve u është kërkuar t’i shtyjnë planet e udhëtimit për të mërkurën.

Në Lituani, një grua 50-vjeçare u vra nga rrëzimi i lisave afër kufirit me Letoninë. Kjo zonë u dëmtua shumë, duke i lënë mijëra njerëz pa rrymë elektrike dhe me kulme të shtëpive të shkatërruara.

Shërbimi baltik i lajmeve tha se stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha në rajonin e afërt, Dobele. Postimet në rrjetet sociale treguan se njëra prej pronave më të prekura ishte një park në Tervete, një zonë e njohur rekreative që përfshin edhe një arenë lodrash për fëmijë, e frymëzuar nga përrallat letone. Parku do të jetë i mbyllur deri javën e ardhshme.

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, i ka përshkruar shirat dhe vërshimet e gushtit 2023 si fatkeqësinë më të madhe natyrore që nga shpallja e pavarësisë.

Shi i madh dhe breshër u raportua edhe në Estoni, vendin e tretë baltik.

Në Danimarkë, policia nga pjesa verilindore e vendit tha në X, rrjetin social të njohur dikur si Twitter, se moti është ende i lig.

Departamenti i zjarrfikësve në Kopenhagë u bëri thirrje njerëzve të rrinë larg parqeve dhe maleve, duke thënë se “përzierja e shiut dhe stuhitë e rrit rrezikun për rrëzimin e lisave”.

Në jug të Norvegjisë, autoritetet e lëshuan alarmin e motit ekstrem në nivelin më të lartë, për shkak të shiut të madh, rrëshqitjes së dheut dhe vërshimeve. Rrugët e Oslos, kryeqytetit të Norvegjisë, u vërshuan.

Të dielën u raportuan mijëra vetëtima në Suedi. /rel


Related Posts

Ofelia shkakton rrebeshe shiu e përmbytje, mijëra shtëpi pa energji në SHBA
Botë

Ofelia shkakton rrebeshe shiu e përmbytje, mijëra shtëpi pa energji në SHBA

24/09/2023 | 11:51
Moti për ditën e sotme
Kosovë

Moti për ditën e sotme

24/09/2023 | 08:59
Vendet që nesër do të mbesin disa orë pa rrymë
Kosovë

Ndërprerjet e rrymës nesër dhe të hënën!

23/09/2023 | 23:45
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com