• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti gjatë kësaj jave, fuqizohet ndikimi i Atlantikut!

Moti gjatë kësaj jave, fuqizohet ndikimi i Atlantikut!

19/01/2026 | 18:09
Majac-t/storm

Parashikimi i motir për sot – e mërkurë

10/06/2026 | 10:04
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon për punime në rrjetin elektrik nesër, e mërkurë!

09/06/2026 | 22:00
Majac-t/storm

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.06.2026.) e mërkurë

09/06/2026 | 21:51
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e martë

09/06/2026 | 08:25
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS: tregon për punime në rrjet nesër dhe pasnesër, 9 dhe 10 qershor!

08/06/2026 | 22:57
Parashikimi i motit për sot, e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.06.2026.) e martë

08/06/2026 | 22:40
Moti javor, nxehtësi, zagushi potencial dhe shtrëngata të forta shiu!

Moti javor, nxehtësi, zagushi potencial dhe shtrëngata të forta shiu!

08/06/2026 | 13:04
Çmimet e derivateve për sot

Ky është çmimi i naftës për sot

08/06/2026 | 07:34
9 spektakle qiellore që do të ju mahnitin gjatë muajit qershor

9 spektakle qiellore që do të ju mahnitin gjatë muajit qershor

08/06/2026 | 07:32
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

08/06/2026 | 07:24
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (08.06.2026.) e hënë

07/06/2026 | 22:58
Çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

07/06/2026 | 10:07
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti gjatë kësaj jave, fuqizohet ndikimi i Atlantikut!

Moti gjatë kësaj jave, fuqizohet ndikimi i Atlantikut!

19/01/2026 | 18:09
2.7k
SHARES
7.7k
VIEWS
Shpërndaje

Masa të ftohta ajrore nga Siberia kanë përfshirë viset tona, por kjo masë ajrore nuk është aq e fuqishme për ndonjë acar të gjatë sepse kemi aktivizimin e fuqishëm të Atlantikut dhe së shpejti do të kemi ndryshim në rrymimet ajrore dhe do të fillojnë të fryjnë erëra kryesisht nga jugu.

Megjithatë, mbetjet e ajrit të ftohtë do të kushtëzojnë reshje bore që nga jugu i Shqipërisë deri në Kosovë sidomos mëngjesin e hershëm të së mërkurës, edhe pse në Kosovë reshjet do të jenë kryesisht të dobëta.

Dita e martë do të fillojë me acar, por gjatë dites do të ketë shtim gradual të vranësirave dhe në mbrëmje reshje bore do të fillojnë në jug dhe juglindje të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut. Deri në mëngjesin e së mërkurës fjolla bore priten edhe në Kosovë.

Reshje bore priten në shumë pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut gjatë mëngjesit shumë të hershëm të së mërkurës nga cikloni me qendër në Tunizi dhe Sicili. Në viset mesdhetare të Shqipërisë kryesisht reshje shiu.

Stuhi të fuqishme shiu e bore priten në Greqi nga ky ciklon.

Dita e mërkurë do të karakterizohet me vranësira dhe mundësi për intervale të shkurtra kohore me diell si dhe me reshje lokale shiu e bore. Reshjet e borës vazhdojnë në juglindje, lindje dhe veri të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut. Edhe në Kosovë priten reshje bore, por të karakterit lokal dhe më të pakta.

Të enjten masat e ftohta ajrore largohen përfundimisht dhe vendin e tyre e zënë masa paksa më të ngrohta ajrore nga Mesdheu dhe erëra do të fryjnë nga jugu. Parashihen vranësira sidomos në Shqipëri me reshje lokale, por periudha me diell priten më shumë në pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Edhe dita dita e Premte do të jetë me rrymime ajrore nga jugu dhe temperatura të ngrohta për këtë periudhë kohore, ku parashihen vranësira, por edhe intervale të gjata kohore me diell.

Fundjava parashihet me vranësira më të dendura dhe me reshje të shpeshta lokale kryesisht shiu e në viset kodrinore-malore reshje shqote e bore. Temperaturat do të mbesin pak mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.

Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -6 mëngjesin e së Martës. Në viset malore ndjeshëm më ftohtë. Pastaj nuk pritet acar i fortë. Maksimalet pritet të rriten deri në 10 apo 11 gradë Celsius sa priten ditën e Premte në Kosovë.

Pra, para nesh një javë me dinamizim të atmosferës. Acari do të dobësohet dhe do të largohet shumë shpejt dhe vranësira me reshje lokale bore e shiu përfshijnë viset tona afërsisht ashtu siç e përshkruam më lartë. Pastaj vjen rritja e temperaturave dhe periudha me diell të enjten dhe të premten, pastaj reshje të reja kryesisht shiu për fundjavë.

Anticikloni Siberik me ajrit e ftohtë polar do të drejtohet nga Skandinavia dhe në viset tona vjen ndikimi i Oqeanit e Atlantik dhe Mesdheut me erëra jugore dhe pas një periudhe dinamike mund të kemi edhe reshje bore, madje intensive, por kjo mbetet të ndjeket sidomos fundi i Janarit mbetet interesant.

Ishte ky parashikimi i motit për këtë javë dhe gjithsesi ndryshime të vogla mund të ketë. Për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni në postimet tona të përditshme në MeteoBallkan./MeteoBallkan

Related Posts

Majac-t/storm
Kosovë

Parashikimi i motir për sot – e mërkurë

10/06/2026 | 10:04
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

KEDS tregon për punime në rrjetin elektrik nesër, e mërkurë!

09/06/2026 | 22:00
Majac-t/storm
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.06.2026.) e mërkurë

09/06/2026 | 21:51
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲