Sonte në mbrëmje në kohën e zhvillimit të ndeshjes interesante mes reprezentuesve të Anglisë dhe atyre të Republikës së Kosoves parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i nxehtë. Në përgjithësi nuk parashihen reshje atmosferike, megjithatë nuk duhet përjashtuar tërësisht mundësinë për ndonjë rigë shiu, por gjasat për ndonjë rigë shiu janë të pakta. Do të fryjnë erëra mesatare e nganjëherë edhe të fuqishme nga jugu dhe juglindja. Temperaturat do të sillën rreth 12- 13-14 gradë celsius, pra parashihet të jetë mot optimal për lojë dhe tifozëri. Problem të vogël mund të paraqesin vetëm erërat nganjëherë të fuqishme jugore dhe juglindore./Meteoballkan