• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, dominim i plotë anticiklonik!

Moti javor, dominim i plotë anticiklonik!

08/12/2025 | 13:01
Stambolli nën ujë nga reshjet e fuqishme, dy viktima dhe kaos në qytet

Kosova u bën thirrje qytetarëve në Stamboll për kujdes nga reshjet e dendura dhe përmbytjet!

15/10/2026 | 13:45
Stambolli nën ujë nga reshjet e fuqishme, dy viktima dhe kaos në qytet

Stambolli nën ujë nga reshjet e fuqishme, dy viktima dhe kaos në qytet

15/10/2026 | 11:31
Moti për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

15/10/2026 | 09:44

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 15 tetor!

14/10/2026 | 23:48
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! 15.10.2026. e enjte

14/10/2026 | 23:19
E bëni çdo ditë pa e kuptuar: Gabimi me frigoriferin që harxhon më shumë rrymë

E bëni çdo ditë pa e kuptuar: Gabimi me frigoriferin që harxhon më shumë rrymë

14/10/2026 | 21:48
Rekord i ri për El Niñon, kulmi ende përpara

Gjashtë gjëra që shkencëtarët thonë se duhet t’i dini për El Niñon

14/10/2026 | 21:38
Termokosi pret tarifa të reja, nesër nis sezoni i ngrohjes

Termokosi pret tarifa të reja, nesër nis sezoni i ngrohjes

14/10/2026 | 21:32
Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

14/10/2026 | 09:21
Sa po kushtojnë drutë për dimër sivjet? Shitësit tregojnë çmimin

Sa po kushtojnë drutë për dimër sivjet? Shitësit tregojnë çmimin

14/10/2026 | 08:34
Sulm i paprecedentë në Francë: Hakerët ngritën temperaturën e frigoriferëve në supermarkete deri në 50 gradë

Sulm i paprecedentë në Francë: Hakerët ngritën temperaturën e frigoriferëve në supermarkete deri në 50 gradë

13/10/2026 | 23:54
Liqeni në Evropë po thahet, në fund shfaqet një mesazh alarmues

Liqeni në Evropë po thahet, në fund shfaqet një mesazh alarmues

13/10/2026 | 23:44
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, dominim i plotë anticiklonik!

Harta marrë nga: Meteociel

Moti javor, dominim i plotë anticiklonik!

08/12/2025 | 13:01
1.5k
Shpërndarje
4.1k
Shikime
Shpërndaje

Stabiliteti atmosferik do të karakterizojë motin gjatë tërë kësaj jave për shkak të ndikimit të vazhdueshëm të masave stabile ajrore anticiklonike.

Këto masa ajrore janë të thata dhe nuk sjellin reshje atmosferike si dhe paraqesin bllokadë totale për masat ajrore të lagështa.

Në aspektin termik gjatë tërë javës temperaturat do të jenë ndjeshëm mbi vlerat mesatare për periudhën kohore në të cilën jemi, prandaj pritet një javë e butë, madje edhe e ngrohtë nëse mund të themi duke pas para sysh se po shkojmë në gjysmë të Dhjetorit. Temperaturat do të jenë të ulëta vetëm mëngjeseve dhe minimalja mund të shkojë deri në -1, ndërsa në ndonjë rajon deri në -2 gradë Celsius, por në përgjithësi dhe më gjeneralisht temperaturat minimale do të jenë rreth 0 gradë Celsius.

Mëngjeseve dhe orëve të natës do të vjen deri te krijimi i mjegullës nëpër shumë lugina dhe kjo do të determinojë se si do të jetë dita në disa zona sepse ka mundësi reale që në disa zona mjegulla të qëndrojë më gjatë gjatë ditës dhe në ato rajone temperaturat do të jenë ngjashëm me ato të mëngjesit.

Në rajonet ku mjegulla nuk do të qëndrojë gjatë dites temperaturat ditore do të shënojnë rritje të ndjeshme deri mbi 10 gradë Celsius. Madje, në mes të javës në disa rajone të Kosovës ajo mund të rritet deri në 14 apo ndoshta edhe 15 gradë Celsius.

Normalisht në Shqipëri do të jetë edhe më ngrohtë për shkak të klimës së butë mesdhetare dhe ndikimit të masave të ngrohta ajrore si rezultat i gjendjes së përgjithshme sinoptike.

Relativisht ngrohtë do të jetë gjatë tërë javës edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Vetëm zonat me mjegull eventuale do të jenë të ftohta.

Vranësirat që ende mbesin të bllokuara në Kosovë do të fillojnë të shpërndahen sot pasdite vonë dhe parashihen intervale kohore me diell para perëndimit të diellit.

Nga e Marta parashihen vranësira lokale dhe intervale të shpeshta kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje progresive dhe më të ndjeshme të Mërkurën. Vetëm mjegulla dhe vranësirat e ulëta mund të krijohen në disa zona dhe të pengojnë rritjen e temperaturave.

Pra, para nesh një javë stabile anticiklonike, pa reshje atmosferike, pa erëra të forta dhe me mundësi reale për rritjen e temperaturave. Nëse jemi me fat dhe na lejon mjegulla dhe vranësirat e ulëta mund të përjetojmë disa ditë të ngrohta dimërore./MeteoBallkan

 

 

Rekomandime

Stambolli nën ujë nga reshjet e fuqishme, dy viktima dhe kaos në qytet
Botë

Kosova u bën thirrje qytetarëve në Stamboll për kujdes nga reshjet e dendura dhe përmbytjet!

15/10/2026 | 13:45
Stambolli nën ujë nga reshjet e fuqishme, dy viktima dhe kaos në qytet
Botë

Stambolli nën ujë nga reshjet e fuqishme, dy viktima dhe kaos në qytet

15/10/2026 | 11:31
Moti për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë
Kosovë

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

15/10/2026 | 09:44
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲