Fushat ajrore të thata anticiklonike do të dobësohen dukshëm duke filluar nga dita e nesërme dhe në rajon do të depëtojnë fusha ajrore të lagështa ciklonike me origjinë nga Oqeani Atlantik. Edhe pse do të ketë reshje nuk priten ulje të mëdha të temperaturave, normalisht gjatë reshjeve do të jetë mjaft freskët, por do të ketë intervale të gjata kohore pa reshje dhe me rreze dielli (mes rrebesheve). Reshjet e shiut do të fillojnë menjëherë nga e hëna të cilat vende-vende do të jenë të dendura. Priten edhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet e dendura në disa rajone do të shkaktojnë edhe vërshime afatshkurtëra.
Më së shumti reshje do të ketë në veriperëndim dhe veri të Shqipërisë, por lokalisht edhe në viset tjera, ndërsa reshje më të pakta priten në juglindje të Shqipërisë. Reshje të dendura herë pas here priten edhe në Kosovë.
Të mërkurën reshjet do të rrallohen, por të enjtën do të kemi një valë të re të reshjeve të shiut të cilat poashtu vende-vende do të jenë të dendura.
Nga dita e premte pritet të kemi stabilizim dhe kthjellim të motit në tërë rajonin si dhe ngritje graduale të temperaturave. Në fundjavë na pret një mot i këndshëm dhe stabil./Meteoballkan