• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, “prekja e dimrit”!

Moti javor, “prekja e dimrit”!

16/02/2026 | 20:05
Publikohen pamjet satelitore të Grenlandës, amerikanët pritet të ndërtojnë dy baza të reja ushtarake

Publikohen pamjet satelitore të Grenlandës, amerikanët pritet të ndërtojnë dy baza të reja ushtarake

22/09/2026 | 16:23
Çmimet e derivateve për sot

Bie çmimi i naftës në tregjet globale pas ofertës së Iranit për rihapjen e Hormuzit

22/09/2026 | 16:17
“El Nino”, shteti amerikan shpall gjendje të jashtëzakonshme

“El Nino”, shteti amerikan shpall gjendje të jashtëzakonshme

22/09/2026 | 13:38
Sot pritet edhe një ngjarje interesante hapësinore

Sot pritet edhe një ngjarje interesante hapësinore

22/09/2026 | 11:24
Evropa ndahet në dy zona termike, dy masa ajrore përballen mbi kontinent

Evropa ndahet në dy zona termike, dy masa ajrore përballen mbi kontinent

22/09/2026 | 08:44
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e martë

22/09/2026 | 08:10
Moti javor: vjeshta vjen me mot tipik vjeshtor!

Moti javor: vjeshta vjen me mot tipik vjeshtor!

22/09/2026 | 00:52

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 22 shtator!

22/09/2026 | 00:05
Hyjmë në Prill, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.09.2026.) e martë

21/09/2026 | 23:27
Tre peshq mbi 40 kilogramë ngordhin në Badovc, ngrihen dyshime për gjendjen e ujit

Shoqata “Krapi”: Ngordhja e tre peshqve në Badovc është e natyrshme

21/09/2026 | 18:57
Tre peshq mbi 40 kilogramë ngordhin në Badovc, ngrihen dyshime për gjendjen e ujit

Tre peshq mbi 40 kilogramë ngordhin në Badovc, ngrihen dyshime për gjendjen e ujit

21/09/2026 | 12:00
Spanja regjistron rekord: 61 ditë me valë të të nxehtit gjatë vitit 2026

Pas verës ekstreme, BE përgatit plan të ri për motin ekstrem

21/09/2026 | 11:56
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, “prekja e dimrit”!

Moti javor, “prekja e dimrit”!

16/02/2026 | 20:05
2k
Shpërndarje
5.7k
Shikime
Shpërndaje

Një ciklon i fuqishëm po afrohet në viset tona i cili do të kushtëzojë reshje lokale sonte. Këto reshje do të jenë të përziera shi, shqotë e borë varësisht nga rajoni në rajon.

Dita e martë paradite ende do të jetë jo aq ftohtë me reshje lokale kryesisht shiu, ndërsa nga mesdita ose pasdite do të depërtojë ajri i ftohtë polar me ulje të ndjeshme të temperaturave, erëra të ftohta veriore dhe reshje lokale bore. Mos prisni borë në të gjithë vendin. Më shumë reshje bore priten në viset kodrinore-malore dhe në disa ultësira në veri qendër e lindje të Kosovës. Në mbrëmje ulje e temperaturave në gjithë territorin dhe mundësi për reshje kalimtare bore në shumë vise të vendit, por jo reshje të mëdha.

Reshje të dendura bore nesër priten në pjesën më të madhe të Malit të Zi, kurse në Shqipëri reshje shiu e bore. Vende-vende priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës priten reshje e rrebeshe lokale. Pasdite dhe në mbrëmje pritet të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave edhe në Maqedoni dhe reshje lokale bore më të theksuara në viset kodrinore-malore, por bora mund të paraqitet edhe në disa zona të ulëta.

Të mërkurën stabilizim gradual i motit. Reshjet do të pushojnë por mbetet pak ftohtë. Në mbrëmje pritet të ketë acar deri mëngjesin e së enjtes temperaturat lokalisht mund të zbresin deri në -5 gradë Celsius. Në viset malore acari do të jetë më i fortë.

Të Enjten pas acarit të mëngjesit gjatë ditës do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu e perëndimi dhe si rezultat temperaturat do të shënojnë rritje, megjithatë nga veriperëndimi afrohet cikloni më i ri dhe gjatë natës priten reshje të reja shiu e bore në viset malore.

Të Premten nën ndikimin ciklonik priten reshje lokale shiu, kurse pasdite do të kemi një tjetër depërtim të masave të ftohta ajrore me origjinë polare dhe si pasojë pritet të ketë reshje të reja bore dhe ulje të fuqishme të temperaturave.

Sipas ecurive aktuale sinoptike fundjava vjen mjaft e ftohtë dhe me acar, por me stabilizim gradual të atmosferës.

Pra, gjatë kësaj jave kemi rastin të shohim ndryshime të mëdha në kushtet e motit dhe në temperatura. Kemi rastin të shohim disa stinë brenda javës ashtu siç ndodhë shpeshherë në fund të dimrit. Priten edhe reshje bore të martën, të premten mbrëma dhe të shtunën në mëngjes, por përpos viseve kodrinore-malore nuk pritet borë e madhe dhe po ashtu pritet ndryshim i shpeshtë në drejtimin e erërave dhe në intensitet.

Ndryshime në parashikim mund të ketë ende dhe për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan

Rekomandime

Publikohen pamjet satelitore të Grenlandës, amerikanët pritet të ndërtojnë dy baza të reja ushtarake
Lajme

Publikohen pamjet satelitore të Grenlandës, amerikanët pritet të ndërtojnë dy baza të reja ushtarake

22/09/2026 | 16:23
Çmimet e derivateve për sot
Lajme

Bie çmimi i naftës në tregjet globale pas ofertës së Iranit për rihapjen e Hormuzit

22/09/2026 | 16:17
“El Nino”, shteti amerikan shpall gjendje të jashtëzakonshme
Botë

“El Nino”, shteti amerikan shpall gjendje të jashtëzakonshme

22/09/2026 | 13:38
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲