• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, vijnë shira vende-vende intensive!

Moti javor, vijnë shira vende-vende intensive!

17/11/2025 | 18:51
Stuhi në Slloveni: Përmbyten rrugët, ura të shkatërruara dhe qindra njerëz mbeten pa energji elektrike

Stuhi në Slloveni: Përmbyten rrugët, ura të shkatërruara dhe qindra njerëz mbeten pa energji elektrike

17/11/2025 | 18:23
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

17/11/2025 | 08:23
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! 06.01.2021 E Mërkurë

Përkeqësohet moti, priten reshje intensive shiu. Emergjencat Civile: Zonat ku rrezikohet të ketë përmbytje

16/11/2025 | 23:45
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për orarin e punimeve në rrjet të hënën!

16/11/2025 | 23:27
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.11.2025.) E Hënë

16/11/2025 | 23:15
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e diel

16/11/2025 | 08:50
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

Punime në rrjet, e diel 16 Nëntor!

16/11/2025 | 00:53
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15,08.2025.) E Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.11.2025.) E Diele

16/11/2025 | 00:47
Stuhitë përfshijnë Evropën: Shënohen viktima, diçka “e jashtëzakonshme” ndodh në Irlandë

Stuhitë përfshijnë Evropën: Shënohen viktima, diçka “e jashtëzakonshme” ndodh në Irlandë

15/11/2025 | 19:12
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

15/11/2025 | 08:50
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punimet në rrjet sipas njoftimit të KEDS për ditën e shtunë!

14/11/2025 | 22:08
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.10.2025.) E Shtunë!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.11.2025.) E Shtunë

14/11/2025 | 21:49
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, vijnë shira vende-vende intensive!

Image: Wxcharts.com

Moti javor, vijnë shira vende-vende intensive!

17/11/2025 | 18:51
986
SHARES
2.8k
VIEWS
Shpërndaje

Java filloi e qetë dhe stabile, megjithatë shumë shpejt në disa vende vranësirat u shtuan dhe pati edhe reshje dhe rrebeshe lokale shiu. Rrebeshe intensive pati në disa rajone në veri të Shqipërisë sot dhe në disa vise të Dukagjinit në Kosovë. Tani rrebeshet do të përfshijnë shumë pjesë tjera të Shqipërisë duke filluar nga jugu dhe perëndimi, pastaj edhe viset tjera.

Edhe në Kosovë gjatë natës do të fillojnë reshje shiu në shumë zona dhe gjatë ditës së Martë do të përfshijnë tërë Kosovën duke u intensifikuar pasditen dhe mbrëmjen e së Martës.

Masat e fuqishme ajrore ciklonike me origjinë nga Oqeani Atlantik shkaktuan shumë turbulenca në Evropë duke përfshirë edhe Portugalinë dhe tani këto masa ciklonike kanë përfshirë Mesdheun dhe nga Italia nuk kanë ndonjë pengesë anticiklonike dhe do të përfshijnë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi e më vonë edhe Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës.

Reshje dukshëm më intensive dhe që mund të zgjasin më shumë priten në zona në veri-veriperëndim të Shqipërisë dhe jug-jugperëndim të Shqipërisë. Stuhi lokale priten në tërë Shqipërinë dhe vende-vende do të ketë vërshime, por zonat më të rrezikuara do të jenë në rajonet e lartpërmendura.

Në Kosovë gjatë ditës së Martë dhe të mërkurën reshje të dendura shiu do të përfshijnë sidomos pjesë të Dukagjinit dhe nuk përjashtohet mundësia për vërshime të shpejta. Edhe në viset tjera do të ketë reshje të dendura, por në Dukagjin do të jenë më persistente. Të mërkurën reshjet pushojnë përkohësisht por rifillojnë prapë pasdite dhe në mbrëmje.

Në Maqedoninë Veriore reshje të dendura shiu priten në veriperëndim të vendit, por nganjëherë edhe në rajone tjera.

Reshje mjaft intensive priten në jug të Malit të Zi ku vërshimet do të jenë të pashmangshme ashtu si në disa rajone të Shqipërisë. Sipas modeleve më pak reshje priten në veri të Malit të Zi, veri dhe lindje të Kosovës, juglindje të Maqedonisë së Veriut dhe ndoshta edhe në juglindje të Shqipërisë, megjithatë këto dalje nuk janë përfundimtare dhe mund të ndryshojnë gjatë ditëve të javës.

Në aspektin termik normalisht se temperaturat do të shënojnë ulje të martën dhe të mërkurën për shkak të vranësirave të dendura dhe reshjeve atmosferike.

Reshjet e shiut pritet të pushojnë ditën e Enjte, por vazhdojnë në zona të izoluara të Shqipërisë.

E Enjta sjellë vranësira e intervale kohore me diell dhe një përmirësim pas shirave të mesit të javës, megjithatë reshje të reja shiu priten nga invazione të reja të masave ajrore ciklonike të Premten dhe gjatë fundjavës.

Pra e tërë java do të jetë nën ndikimin e masave mjaft jo-stabile ciklonike që do të koncentrohen dhe zhvillohen në Itali dhe do të depërtojnë drejt Ballkanit. Sasi e madhe e reshjeve në zonat që i kemi përmendur më lartë, ndërsa në hartë që do të vendoset në fotografinë kryesore mund të orientoheni sadopak për sasinë e reshjeve në rajonin tuaj.

Edhe pse jemi gati në fund të Nëntorit reshje bore do të ketë vetëm në malet e larta sepse gjatë depërtimit të këtyre masave ciklonike do të jemi në shoqërimin e masave apo rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu dhe perëndimi dhe këto masa ajrore janë të ngrohta dhe pamundësojnë reshjet e borës në zonat e ulëta, prandaj reshjet në shumicën absolute të territoreve tona do të jenë në formë shiu.

Përjashtim mund të kemi në fundjavë kur kemi disa sinjale për depërtim të masave të ftohta ajrore nga veriu që do të mund të kushtëzonte reshje bore, por për momentin kjo mbetet vetëm sinjal.

Ishte ky parashikimi i motit për këtë javë që do të karakterizohet me shira të shpeshta. Ndryshime në parashikim mund të ketë për shkak të atmosferës shumë dinamike. Për çdo ndryshim do të njoftoheni në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan

 


Related Posts

Stuhi në Slloveni: Përmbyten rrugët, ura të shkatërruara dhe qindra njerëz mbeten pa energji elektrike
Botë

Stuhi në Slloveni: Përmbyten rrugët, ura të shkatërruara dhe qindra njerëz mbeten pa energji elektrike

17/11/2025 | 18:23
Parashikimi i motit për sot – e hënë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

17/11/2025 | 08:23
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! 06.01.2021 E Mërkurë
Lajme

Përkeqësohet moti, priten reshje intensive shiu. Emergjencat Civile: Zonat ku rrezikohet të ketë përmbytje

16/11/2025 | 23:45
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲