Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë riga lokale si mundësi për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat pritet të shënojnë ulje, ndërsa reshjet nuk do të jenë të mëdha dhe as nuk do të përfshijnë tërë territorin.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në disa vise pritet të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, por shumë vise do të mbesin pa reshje. Priten ulje të temperaturave, ndërsa në bregdet ulje të lehta.
Ditëve të ardshme na pret mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vende-vende me disa vranësira. Pas freskisë së të enjtes priten rritje graduale të temperaturave. Në bregdet nxehtë.
Për fundjavë (nga e shtuna vonë dhe të dielën) mund të ketë shtim të vranësirave dhe vende-vende reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan