Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht stabil, me diell por edhe me shtim gradual të vranësira të cilat do të jenë të shtresave të larta, por pa reshje atmosferike.
Mëngjesi do të jetë i ftohtë me temperaturat që do të zbresin deri në -2 gradë Celsius, kurse gjatë ditës rritje rapide e temperaturave dhe maksimalja pritet deri në 16 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shtresave të larta. Më dominues do të jenë rrezet diellore të cilat do të depërtojnë edhe nëse ka vranësira. Temperaturat pothuajse pranverore në tërë rajonin.
Mos me diell dhe kalime të herëpashershme vranësirash do të kemi edhe të martën dhe të mërkurën me mundësi për ndonjë rigë të rrallë dhe të dobët shiu. Sipas ecurive aktuale sinoptike të enjten pritet të ketë dendësim të vranësirave dhe reshje lokale shiu./MeteoBallkan













