Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell, por edhe me vranësira të shpeshta në disa rajone, por nuk priten reshje atmosferike. Temperaturat maksimale pritet të luhatën nga 22 deri në 24 gradë Celsius.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, me temperatura maksimale rreth 28-29 gradë Celsius në viset mesdhetare. Më freskët në viset kontientale.
Ngrohtë nesër pritet edhe në Maqedoninë Veriore dhe jugun e Malit të Zi, ndërsa pak më freskët dhe me vranësira pritet në Luginën e Preshevës.
Ditëve të ardhshme pritet mot kryesisht i ngrohtë gjatë ditës. Gjatë fundjavës përpos intervaleve kohore me diell pritet të ketë edhe vranësira të herëpashershme. Në jug, lindje dhe qendër të Shqipërsië nganjëherë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe të herëpashershme priten edhe në Maqedoninë Veriore, të dielën dhe të hënën edhe në jug dhe juglindje të Kosovës./Meteoballkan