Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me diell dhe mjaft të nxehtë, me temperatura maksimale që pritet të lëvizin nga 30 deri në 34 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosoven Lindore nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Në Ultësirën perëndimore dhe zona tjera mesdhetare të Shqipërisë pritet të mbizotërojë vapë e fortë verore, me temperatura maksimale mbi 35 gradë Celsius.
Mot mjaft i nxehtë dhe kryesisht me diell në tërë rajonin tonë na pret edhe të premtën dhe të shtunën me rritje të mëtutjeshme të temperaturave.
Edhe të dielën pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të nxehtë, por me ulje krejtësisht të lehta të temperaturave, pra kemi një ndryshim në parashikim, ngase ishte paraparë që të dielën të ketë vranësira dhe rrebeshe shiu, por kjo nuk pritet të ndodhë sipas ecurive më të fundit sinoptike.
Gjatë fillimit të javës së re do të kemi drastabilitete atmosferike me rrebeshe të herëpashershme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër./MeteoBallkan