Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot stabil dhe me diell. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me brymë, kurse dita stabile dhe e ngrohtë.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 2 gradë Celsius, kurse ato maksimalet parashihet të arrijnë deri në 23 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe me stabilitet të plotë atmosferik. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët e në disa vise kontinentale i ftohtë. Dita stabile në të gjitha viset e në Shqipëri ngrohtë sidomos në perëndim dhe qendër të vendit.
Mot stabil dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore pritet të kemi edhe në fillim të javës së re. Mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta e në disa rajone të ftohta kurse ditët edhe më të ngrohta. Vranësirat do të jenë të pakta ose inekzistente. Nga e mërkura mund të fillojnë të shfaqen më shumë vranësira./MeteoBallkan














