Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje bore. Gjatë orëve të ditës mund të përzihen me reshje shiu nëpër disa ultësira. Pasdite reshjet pritet të lokalizohen. Temperaturat pritet të luhaten nga -1° deri në 4°C
Në Shqipëri dhe rajon pritet mot i vranët dhe me reshje shiu e bore. Reshje shiu në viset mesdhetare dhe reshje bore në viset kontinentale.
Ditëve të ardhshme na pret mot i ftohtë, me vranësira, intervale kohore me diell, erëra të ftohta nga veriu e lindja dhe reshje të herëpashershme bore. Të martën flokë bore mund të ketë edhe në viset mesdhetare të Shqipërisë./MeteoBallkan