Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë shumë i freskët e në disa rajon i ftohtë. Dita stabile dhe mjaft e ngrohtë.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 4 apo 3 gradë Celsius, kurse maksimalja pritet të arrijë deri në 25 apo ndoshta 26 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë i freskët në rajone të caktuara i ftohtë dhe me brymë.
Edhe dita e mërkurë do të jetë stabile dhe mjaft e ngrohtë. Edhe temperaturat minimale do të shënojnë rritje të lehta, kurse maksimale do të vazhdojnë të jenë verore edhe pse kemi dal në vjeshtë.
Të enjten fillon ndryshimi i motit. Në Shqipëri fillimisht në viset bregdetare do të fillojnë të shfaqen vranësira të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu, pastaj reshje lokale priten edhe në disa vise tjera të Shqipërisë.
Në Kosovë ende ngrohtë edhe dita e enjtje dhe me diell, por në disa rajone do të ketë mundësi për vranësira e rgia shiu.
Të Premten reshje e rrebeshe të dendura do të përfshijnë shumë pjesë të Shqipërisë dhe jo vetëm, ngase reshje priten edhe në shumë pjesë të Republikës së Kosovës./MeteoBallkan















