Të shtunën në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme, lokale shiu. Reshjet e shiut do të jenë pak më intensive gjatë natës dhe mëngjesit, ndërsa dita vjen e vranët dhe me reshje më të pakta dhe lokale. Fjolla bore vetëm në malet më të larta.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 6 minimalja deri në 10 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e shtuna vjen me vranësira të shumta dhe vende-vende me reshje kryesisht të pakta lokale. Më shumë reshje priten në pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe juglindje të Shqipërisë. Në viset tjera vranët dhe me shumë reshje lokale.
Edhe dita e diel vjen me vranësira të shumta sidomos në Kosovë, ndërsa në pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut parashihen intervale kohore me diell. Megjithatë ende në disa rajone priten reshje shiu kryesisht të pakta dhe të karakterit lokal.
Nga e hëna përmirësim gradual i motit ndersa vranësirat do të largohen. Pasditen e së hënës priten intervale kohore me diell dhe në Kosovë. Temperaturat ditore do të vazhdojnë të jenë relativisht të larta për këtë peirudhë kohore, përpos rajoneve ku eventualisht mund të vije deri te krijimi i mjegullës. Në zonat me mjegull eventuale do të jetë më ftohtë./MeteoBallkan














