Dita e shtatë e Tetorit 2022 do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe stabil. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe me mundësi për mjegull afatshkurtër, ndërsa dita stabile dhe e ngrohtë. Ka gjasa që ketë vranësira të pakta të shtresave të larta. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 22 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Temperaturat maksimale në mesditë në Ultësirën perëndimore mund të arrijë deri në 27 ose 28 gradë Celsius.
Edhe për fundjavë na pret mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë gjatë orëve të ditës. Të dielën pasdite pritet të ketë shtim kalimtar të vranësirave, por pa reshje atmosferike./MeteoBallkan