Nesër në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht të vranët dhe me mundësi për intervale të të gjata kohore me diell sidomos në Dukagjin. Rrallë në disa vise priten riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 14 deri në 17 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Më shumë vranësira priten në viset kontientale.
Nga e marta na pret mot kryesisht stabil, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat nuk pritet të pësojnë ndonjë ndryshim të madh. Netët dhe mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me gjasa për mjegull në disa lugina dhe ultësira./MeteoBallkan