• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.01.2026.) E Premte

08/01/2026 | 22:29
Shqipëria drejt modelit grek për çmimet e ushqimeve

Shqipëria drejt modelit grek për çmimet e ushqimeve

22/09/2026 | 19:47
Evropa po përballet me mungesë të patateve, moti ekstrem godet prodhimin

Evropa po përballet me mungesë të patateve, moti ekstrem godet prodhimin

22/09/2026 | 19:27
Publikohen pamjet satelitore të Grenlandës, amerikanët pritet të ndërtojnë dy baza të reja ushtarake

Publikohen pamjet satelitore të Grenlandës, amerikanët pritet të ndërtojnë dy baza të reja ushtarake

22/09/2026 | 16:23
Çmimet e derivateve për sot

Bie çmimi i naftës në tregjet globale pas ofertës së Iranit për rihapjen e Hormuzit

22/09/2026 | 16:17
“El Nino”, shteti amerikan shpall gjendje të jashtëzakonshme

“El Nino”, shteti amerikan shpall gjendje të jashtëzakonshme

22/09/2026 | 13:38
Sot pritet edhe një ngjarje interesante hapësinore

Sot pritet edhe një ngjarje interesante hapësinore

22/09/2026 | 11:24
Evropa ndahet në dy zona termike, dy masa ajrore përballen mbi kontinent

Evropa ndahet në dy zona termike, dy masa ajrore përballen mbi kontinent

22/09/2026 | 08:44
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e martë

22/09/2026 | 08:10
Moti javor: vjeshta vjen me mot tipik vjeshtor!

Moti javor: vjeshta vjen me mot tipik vjeshtor!

22/09/2026 | 00:52

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 22 shtator!

22/09/2026 | 00:05
Hyjmë në Prill, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.09.2026.) e martë

21/09/2026 | 23:27
Tre peshq mbi 40 kilogramë ngordhin në Badovc, ngrihen dyshime për gjendjen e ujit

Shoqata “Krapi”: Ngordhja e tre peshqve në Badovc është e natyrshme

21/09/2026 | 18:57
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.01.2026.) E Premte

08/01/2026 | 22:29
2k
Shpërndarje
5.6k
Shikime
Shpërndaje

Gjatë natës pritet kthjellim i motit dhe acari do të jetë i fortë me temperaturat që do të zbresin deri në -9 gradë Celsius në pjesë të Kosovës, por duke mos përjashtuar mundësinë që në disa rajone ato të zbresin deri në -11 gradë Celsius.

Dita e premte pas acarit të fortë të mëngjesit sjellë vranësira të reja nga Mesdheu dhe reshje të pakta lokale të përziera, diku borë, shqotë, shi i ngrirë dhe shi. Në mbrëmje nga Dukagjini intensifikim e reshjeve të shiut rë cilat do të përfshijnë edhe shumë pjesë të Rrafshit të Kosovës. Për shkak të mundësisë së mbetjeve të ajrit të ftohtë në disa zona reshjet mund të jenë të përziera me borë dhe akull.

Erërat jugore dhe jugperëndimore do të ndikojnë në zbutjen e acarit dhe rritjen e temperaturave. Maksimalja pritet të arrijë deri në 5 apo 6 gradë Celsius kurse minimalet nga -4 deri në -9 gradë Celsius e në ndonjë rajon mund të jetë edhe më acar.

Në Shqipëri po ashtu vranësira të reja vinë nga Mesdheu me reshje të reja atmosferike. Fillimisht në shumë zona mund të ketë reshje kalimtare bore për shkak mbetjes së ajrit të ftohtë, pastaj vonë pasdite apo në mbrëmje në veri dhe veriperëndim priten rrebeshe të fuqishme shiu, vende-vende me vetëtima dhe bubullimë. Këto reshje do të shtrihen deri në zonat qendrore të vendit.

Në Maqedoninë Veriore e premtja sjellë mot me acar në mëngjes, por gjatë dites kryesisht pa reshje. Vetëm në perëndim e veriperëndim priten reshje lokale bore.

Në Mal të Zi reshjet fillojnë herët nesër në formë kryesisht bore të cilat pastaj shndërrohen në shqotë dhe shi, ndërsa në Luginë të Preshevës reshjet priten tek në mbrëmje vonë.

E Shtuna sjellë mot të vranët dhe me reshje të shpeshta atmosferike. Reshjet do të jenë shi nëpër ultësira e borë në viset malore, por në shumë zona mund të ketë reshje të përziera. Pasdite apo në mbrëmje pritet depërtimi i frontit të fuqishëm të ftohtë polar dhe shiu do të shndërrohet në borë menjëherë dhe do të krijohen shtresa të reja bore. Bora si zakonisht do të fillojë në veri dhe verilindje të Kosovës dhe pastaj do të shtrihet në viset tjera. Priten intervale reshjesh të dendura bore sidomos në kohën e depërtimit të frontit të fuqishëm të ftohtë polar, gjatë depërtimit të tij dhe pak pas. Pastaj, reshjet do të humbin intensitet gradualisht po depërtojnë temperatura mjaft të ulëta polare.

E diela vjen shumë e ftohtë dhe me reshje bore të herëpashershme. Nuk priten reshje të mëdha, por pritet dimër i vërtetë me erëra të ftohta dhe fjolla të shpeshta bore. Fillimi i javës së re me acar të fuqishëm dhe temperaturat minimale do të zbresin të paktën deri në -15 gradë Celsius në shumë rajone.

Fatmirësisht acari i fortë nuk do të zgjasë shumë dhe do të zbutet të martën gjatë ditës.//MeteoBallkan

Rekomandime

Shqipëria drejt modelit grek për çmimet e ushqimeve
Lajme

Shqipëria drejt modelit grek për çmimet e ushqimeve

22/09/2026 | 19:47
Publikohen pamjet satelitore të Grenlandës, amerikanët pritet të ndërtojnë dy baza të reja ushtarake
Lajme

Publikohen pamjet satelitore të Grenlandës, amerikanët pritet të ndërtojnë dy baza të reja ushtarake

22/09/2026 | 16:23
Çmimet e derivateve për sot
Lajme

Bie çmimi i naftës në tregjet globale pas ofertës së Iranit për rihapjen e Hormuzit

22/09/2026 | 16:17
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲