Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, edhe më tutje mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore.
Pasnesër në tërë rajonin pritet të ketë shtim të vranësirave dhe ulje graduale të temperaturave, vende-vende mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu, kurse në perëndim dhe jug (përgjithësisht në viset bregdetare) të Shqipërisë pasdite vonë priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të enjten në tërë rajonin tërësisht vranët, ftohtë dhe me mundësi për reshje shiu të cilat më intensive do të jenë në Maqedoni dhe disa rajone të Shqipërisë. Në viset malore mbi 1500 mlm. mund të ketë fjolla bore./Meteoballkan