Pas shirave lokal që priten në Kosovë orëve të hershme të mëngjesit, gjatë ditës nesër pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale kohore me diell. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.
Temperaturat pritet të luhaten nga 4 minimalja deri në 16 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell dhe në pjesë të Maqedonisë së Veriut do të ketë riga lokale shiu orëve të mëngjesit. Gjatë ditës reshje të izoluara. Në Shqipëri nuk priten reshje fare.
E diela vjen më e ngrohtë, me vranësira e intervale më të shumta diellore. Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin, pra edhe në Kosovë maksimalja pritet deri në 20 gradë Celsius apo ndoshta në Dukagjin edhe ndonjë gradë më lartë.
Edhe dita e hënë do të jetë e ngrohtë me vranësira e diell, ndërsa të martën do të ketë edhe rrebeshe lokale shiu sidomos në veri të Shqipërisë, pjesë të Kosovë dhe Mal të Zi./MeteoBallkan














