Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht dhe ngrohtë pranveror dhe veror. Pasdite priten disa zhvillime të izoluara të vranësirave që mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu që nuk do të zgjatë shumë. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 26 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Në disa zona malore pasdite vonë mund të ketë ndonjë reshje të izoluar afatshkurtër.
E diela dhe e hëna me kulminacionin e të nxehtit afrikan do të kemi mot me diell dhe shumë të ngrohtë veror. Erërat jugore dhe jugperëndimore do të fuqizohen si paralajmërim për frontin e fuqishëm të mesjavës dhe ndryshimin e madh të kushteve të motit që do të sjellin ulje të temperaturave dhe reshje atmosferike. Mund të ndodhë që të ketë edhe reshje bore sidomos në zonat malore./MeteoBallkan