Sonte gjatë natës pritet të ketë reshje shiu në tërë territorin e Republikës së Kosovës, lokalisht intensive. Reshjet pritet të pushojnë nesër në mëngjes.
Nesër gjatë ditës në Kosovë do të mbajë mot me vranësira, por pasdite ka mundësi të ketë edhe intervale kohore me diell. Vende-vende mund të ketë riga po rrebeshe të izoluara shiu.
Në Shqipëri nesër do të mbajë mot pothuajse tërësisht i vranët dhe pas ndërprerjes së shirave pritet valë e re reshjesh intensive shiu që do të vie nga bregdeti, ndërsa në viset tjera priten reshje më të pakta. Reshje shiu priten edhe në Mal të Zi, kurse në Maqedoninë Veriore reshje shiu priten sonte natën, ndërsa ato do të ndërpriten në mëngjes. Gjatë ditës do të jetë kryesisht vranët dhe me mundësi për riga apo rrebeshe të izoluara shiu.
Pasnesër në tërë rajonin do të kemi mot të ndryshueshëm, priten alternime mes vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. Erërat do të qetësohen por vende-vende priten riga lokale shiu.
Të premten dhe të shtunën në tërë rajonin do të mbajë mot kryesisht i thatë, i nxehtë për këtë periudhë kohore, me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Në Mal të Zi, ekstremin verior dhe jugor të Shqipërisë si dhe në viset bregdetare mund të ketë riga apo rrebeshe të herëpashershme lokale shiu./Meteoballkan