Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i kthjellët dhe me rreze të shumta diellore. Mëngjesi pritet të jetë mjaft i ftohtë, me temperatura minimale nga – 5 deri në -8 gradë Celsius. Gjatë ditës pritet mot i këndshëm dhe stabil me temperatura nga 9 deri në 12 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë, vende-vende me ngrica.
Të martën edhe më ngrohtë. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Erërat jugperëndimore do të fillojnë të fuqizohen gradualisht.
Të mërkurën pritet të ketë shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu që vijnë nga fronti i ftohtë nga verilindja. Temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje. Nga e enjta më ftohtë, me vranësira dhe intervale kohore me diell. Ka gjasa për reshje lokale bore./MeteoBallkan