Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ngrohtë për këtë periudhë kohore për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu. Priten intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Në Shqipëri nesër pritet të ketë më shumë vranësira dhe vende-vende edhe rrebeshe lokale shiu. Rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë priten përgjatë vijës bregdetare të vendit e në veçanti në veriperëndim dhe qendër. Në viset tjera reshje ose pa reshje.
Intervale të gjata kohore me diell nesër priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe Kosoven lindore, ndërsa vranësira në Mal të Zi ku ka gjasa edhe për rrebeshe lokale shiu.
Nga e marta do të vazhdojë mot i ngrohtë sidomos në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore ku priten intervale më të gjata kohore me diell. Në Shqipëri më shumë vranësira dhe nganjëherë me riga lokale shiu. Ekzistojnë gjasa për rrebeshe të izoluara afatshkurtra shiu edhe në Kosovë.
Të mërkurën do të ketë shtim të vranësirave në tërë rajonin, ndërsa të enjten reshje shiu./MeteoBallkan