Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Do të vazhdojë të jetë nxehtë për këtë periudhë kohore. Reshje atmosferike nuk priten.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare.
Pasnesër në tërë rajonin do të mbajë mot i ngjashëm, por do të fillojnë të fuqizohen erëra jugore për shkak të afrimit të një sistemi frontal nga Adriatiku. Pasdite vonë ne Shqipëri dhe Mal të Zi do të fillojnë reshjet e shiut të cilat gjatë nates do të përfshijnë edhe Kosoven dhe Maqedoninë Veriore. Vende-vende priten reshje intensive por të cilat nuk do të zgajsin shumë.
Të hënën në tërë rajonin do të mbajë mot me vranësira por edhe me intervale kohore me diell dhe pak më i ftohtë. Vende-vende mund të ketë riga lokale shiu./Meteoballkan