Nesër në Kosovë na pret mot i ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në orët e pasdites ose mbrëmjes pritet të marrin karakter zhvillim duke kushtëzuar rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Nuk priten reshje në tërë territorin. Për shkak të nivelit të lartë të lagësishtisë relative të ajrit pritet të jetë mjaft zagushi.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot inxehtë dhe me diell dhe vranësira kalimtare në perëndim dhe bregdet, ndërsa në viset tjera pasdite priten zhvillime të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokale nesër pasdite priten edhe në Maqedoninë Veriore sidomos në perëndim të vendit, ndërsa më pak në Luginën e Preshevës. Në Mal të Zi në bregdet verë e vërtetë, ndërsa në veri të vendit me rrebeshe të pasditeve.
Të shtunën na pret mot mjaft jo-stabil, me zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të na sjellin rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Temperaturat para reshjeve shënojnë rritje për tu freskuar gjatë rrebesheve, por nuk priten ulje të temperaturave. Në bregdet, veriperëndim, perëndim dhe jug të Shqipërisë kryesisht pa reshje.
Moti i ngjashëm pritet edhe të dielën, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të rrebesheve lokale të pasdites.
Të hënën temperaturat shënojnë rritje të ndjeshme rreth 30 gradë C, por pasdite priten përsëri rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.
Nga e marta na pret mot kryesisht me diell dhe me vapë tropikale./Meteoballkan