Nesër në Kosovë na pret mot me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar, kurse gjatë ditës rritje e temperaturave për shkak se erërat do të kthehen nga jugu dhe perëndimi. Pasdite vonë në rrethinën e Pejës dhe Istogut priten reshje lokale shiu.
Minimalja pritet të zbres rreth -5 gradë Celsius, kurse maksimalja gjatë dites deri në 12 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite shtim i vranësirave në Shqipëri dhe Mal të Zi. Reshje shiu pritet të fillojnë së pari në Mal të Zi, pastaj gjatë natës edhe në pjesën më të madhe të Shqipërisë ku në mëngjesin e së Premtes priten rrebeshe intensive, vende-vende edhe me vetëtima dhe bubullimë.
Rrebeshe shiu priten edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore mëngjesin e së Premtes, kurse borë vetëm në viset e larta malore. Gjatë ditës reshjet pritet të pushojnë, por ato vazhdojnë në rajone të izoluara. Në mbrëmje ulje e temperaturave dhe depërtim i frontit më të ri të ftohtë ajror, megjithatë ky front nuk pritet të jetë shumë i pasur me lagështi. Parashihen reshje lokale shiu e bore gjatë fundjavës në sasi kryesisht të pakta dhe do të jetë ftohtë për shkak të erërave të ftohta nga veriu./MeteoBallkan















