Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të kushtëzojnë riga lokale shiu. Mund të ketë edhe ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë, por reshjet do të humbin intensitetin.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Nesër pritet të jetë dita e fundit e ndikimit të ciklonit në ikje.
Pasnesër (e mërkurë), t enjten dhe të premtën na pret mot kryesisht me diell, në bregdet më nxehtë, ndërsa në viset kontientale pak më freskët me temperatura maksimale rreth 27 gradë Celsius.
Nga e shtuna nxehtë e më nxehtë dhe pritet filim i një vale të re nxehtësie afrikane./Meteoballkan